Pergatitja: Pjekim mishin ne tave me pak uje pastaj e zverdhim miellin me gjalp dhe i hedhim lengun e mishit duke e perziere. Ne ene hedhim kosin me vezet e rrahura i perzijme nderkohe lyejme tepsine me gjalp, hedhim orizin, veme ne tave felat e mishit dhe persiper i hedhim masen e pergatitur. Ne fund i hedhim siper pak gjalp. E pjekim ne temprature 250 grade.
Speca te mbushur me patate
Përbërësit - 6 speca -4 patate -200 g domate - 50 g oriz - 4 qepë -2 karota - Biber - 200 ml vaj - Erëza bimësh Përgatitja Specave të larë ua hiqni farat dhe i përgatitni për mbushje. Në vajin e ngrohur i fërgoni qepët e grira imët. Kur të zbuten pak, ia shtoni karotën dhe patatet e prera në forma katrore dhe i fërgoni edhe ato. Ia shtoni pak ujë dhe e zini derisa të zbuten perimet. E përzini edhe orizin e zier dhe filtruar më parë, si dhe domatet e qëruara dhe të prera në forma katrore. Ia shtoni erëzat dhe biberin. Me këtë përzierje i mbushni specat, i radhisni në një enë paksa më të thellë, shtoni ujë dhe i zini në temperaturë të ulët. Kur gjysma e ujit të jetë avulluar, specat i vendosni në furrën e ngrohur dhe i piqni për 40 minuta.
Qofte me gjize e lulelaker
Perberesit: -300gr gjize dele ose lope -350gr lulelaker -1 veze -2 luge djath kackavall te grire -galete -kripe, piper. -pak vaj ulliri Pergatitja: Ziejme ne uje me kripe per 15-20 minuta lulelakren e ndare ne lule te vogla derisa te zbutet plotesisht. E vendosim ne mikser kuzhine bashke me vezen, gjizen, djathin kackavall, kripen, piperin dhe i perziejme per disa sekonda derisa e gjithe perberja te jete homogjenizuar. Pas kesaj, e transferojme masen e qofteve ne nje tas dhe shtojme galete aq sa masa te mos rezultoje teper e ujeshme (si brumi i qofteve). E vendosim ne frigorifer per minimumi 30 minuta ne menyre qe shijet te perzihen midis tyre.Formojme me duar te lagura qofte te cilat i kalojme ne galete, i rreshtojme ne nje tave te shtruar me leter furre, i sperkasim pak me vaj ulliri ne siperfaqe dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 15-20 minuta duke i kthyer nga ana tjeter derisa te kene marre ngjyre te arte. I sherbejme te ngrohta.
Rizoto me salcice dhe brokoli
Përbërësit : -Salsiçe 70 gr -Oriz 100 gr -Brokoli -Qepe e njome -Vaj ulliri -Parmexhan
Pregatitja: Vendosim në zjarr një tigan me pak vaj ulliri, dhe skuqim salsiçen, qepën e njomë dhe më pas brokolin. Në një enë tjetër pregatisim rizoton në mënyrën tradicionale. Pasi kanë marrë ngjyrën e duhur shtojmë rizoton dhe mbi to shtojmë pak bulion perimesh. Në fund shtojmë dhe 2-3 kubike me gjalpë të freskët. E servirim të ngrohtë me pak parmixhan të grirë sipër.